Fero përfundon në qeli
Është i ri në tregun e muzikës, por reperi Fero ka krijuar një karrierë me këngë që janë kthyer në hite. Ai dy ditë më parë ishte viktimë e një sulmi, ndërsa sot është arrestuar nga policia.
Mësohet se menaxheri i reperit, Met Elshani së bashku me truprojën e label-it “On-Records”, gjenden momentalisht në Stacionin e Policisë, pasi dyshohet se ata janë hakmarrë ndaj grupit që kanë rrahur reperin Fero para dy ditësh.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:30 në stacionin jugu në Prishtinë është hapur rast kanosje nga viktima i cili ka raportuar se është sulmuar dhe kërcënuar nga tre persona të dyshuar. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe aktualisht janë duke u intervistuar. Njërit prej të dyshuarve gjatë kontrollit në stacion, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një elektroshok”, thuhet në deklaratën e Policisë.