Festivali i Këngës, Elvana Gjata “ndez” skenën (VIDEO)
Si kurrë më parë, me një audiencë të madhe, mbrëmjen e së enjtes u çel nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH. Nën prezantimin e Alketa Vejsiut dhe nën timonin e regjisoren Vera Grabocka, Fik 58 u mirëprit nga audienca si një risi që këtë festivali i duhet. Mes këngëtarëve që kanë dalë në skenën e madhe, ishte edhe këngëtarja mjaft e dashur për shqiptarët, Elvana Gjata.
Me këngën “Me tana”, Elvana dhuroi mjaft emocion dhe u duartrokit shumë nga spektatorët në sallë. Me një këngë ritmike, por edhe të bukur, Elvana Gjata, bëri një performancë fantastike, ku nuk mungoi edhe kërcimi në skenë.
Ajo është përfolur shumë si fituesja e këtij festivali dhe që do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të rëndësishëm të këngës “Eurosong”.