Festivali i Këngës, Manjola Nallbani: Fituesi u vendos 20 ditë para finales

Festivali i Këngës në RTSH, si asnjëherë më parë mori notën më pozitive sa i takon prezantimit dhe atmosferës. Por, pakënqësitë gjithmonë janë pas shpalljes së fituesit. Manjola Nallbani, një emër potent i skenës shqiptare, u rikthye pas shumë vitesh në Festivalin e 56-të të RTSH-së. Në natën gjysmëfinale dhe në finalen e madhe, publiku e ktheu dy herë Manjollën në sallë pas prezantimit të këngës, pasi duratrokitjet ishin të pandalshme.

Kënga “I njëjti qiell” krijim i Elgit Dodës me vargje të Rozana Radit, ishte një nga këngët pretendente të këtij festivali, që nuk u rendit as në top treshe. Artistja e madhe në një status të gjatë në rrjete sociale, thotë se fitorja e Eugent Bushpepës nuk ishte një surprizë për të.

Për fituesin thotë se nuk ka asgjë, madje e komplimenton që është një këngëtar shumë i mirë dhe se kënga është e bukur. ”Po një gje nuk kuptova: po kaq këngëtarë e këngë shumë të mira ishin dhe të Elton Deda, Mariza Ikonomi, Redon Makashi e ndonjë tjetër dhe sigurisht kënga ime “I njëjti qiell” po për asnjë nga këto nuk kisha dëgjuar që do ishin fitues që para 20 ditësh si për fituesin aktual, megjithëse këngë fituese apo jo, kuptohet vetëm në momentin kur këngëtari këndon “live” në skenë”. Këtë shqetësim e kam ndarë me këdo që kam folur e takuar shumë ditë para festivalit! Ndoshta rikthimi im ishte i nxituar derisa as këtë vit, nuk pata asnjë surprizë kur u tha çmimi i parë, siç ndodhte dikur. Megjithatë reagimi dhe dashuria juaj janë arsyeja e vetme që më bënë të mos pendohem deri në fund që i’u riktheva festivalit”,-shkruan Nallbani.

Në fund ajo shkruan edhe se ende nuk e dinë renditjen e saj në këtë festival. ”Sa për jurinë, unë akoma sot nuk di e sata u rendita në këtë festival! Kaq e kisha detyrim për veten time ta shkruaja! Ju uroj festat e qofshi të lumtur bashkë me njerëzit tuaj të dashur”,-mbyll komentin Manjola Nallbani.

https://www.instagram.com/p/BdLLeZBniaN/?taken-by=manjolanallbani

YouTube player

SHKARKO APP