Festivalin e Këngës e fiton Elsa Lila. Në Eurovision shkon Albina dhe familja Kelmendi

Pas 4 netëve, Elsa Lila është shpallur me votat e jurisë si fituese e Festivalit të Këngës 61 dhe me votat e publikut, por Shqipërinë në Eurovision 2023 do ta përfaqësojë Albina dhe familja Kelmendi. Për herë të parë, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 u zgjodh vetëm me votat e publikut me anë të SMS-ve. Rezultoi që “Duje” ishte e preferuara e publikut.

Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës në RTSH me vlerësimin e jurisë profesioniste. Ndërsa çmimi vendit të tretë shkoi për 2 Farm me këngën përfaqësuese “Atomike”.

“Ju dua shumë, do ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderoj shumë, ju përulemi”, tha Albina e emocionuar. Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës.

Juria, e përbërë nga producenti Genc Salihu, këngëtari Elton Deda, profesor Zhani Ciko, poetja Rita Petro dhe këngëtarja Alma Bektashi, vlerësoi gjithashtu Erma Micin si “Artistja e re më e mirë”. Ajo konkurroi me këngën “Kozmosi i dashurisë”. Juria vlerësoi me Çmimin e Karrierës këngëtaren Rovena Dilo.

SHKARKO APP