Fevziu zbulon sekretin për dashurinë e parë

Në çdo dalje të tij televizive jashtë studios së “Opinion” Blendi Fevziu krijon një kimi speciale me publikun falë mënyrës sesi i rrëfen përvojat e tij. I ftuar në emisionin “Pushime on top” gazetari i pasur ka folur për pasionin e tij për zhytjen, por edhe për një detaj mjaft interesant siç është dashuria e parë, e cila mesa duket nuk ka qenë bashkëshortja e tij.

“Nuk ka qenë bashkëshortja ime dashuria e parë. Kam dashuruar në vit të dytë në gjimnaz, ndoshta dhe më përpara, por atë e mbaj mend”, ka treguar me sinqeritet gazetari pasanik. Fevziu gjithashtu ka ndarë me shikuesit edhe një shifër mjaft interesante që ka të bëjë me pasionin e tij më të madh, udhëtimet.

“Kam udhëtuar në 102 vende të botes. Kam mbresa te pashlyeshme nga këto udhëtime. Janë eksperienca të jashtëzakonshme”, ka thënë Fevziu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?