Fifi flet për herë të parë pas finales së “Kënga Magjike”

Fifi u rendit e dyta në natën finale të ‘Kënga Magjike’ dhe artistja arriti të rrëmbente shumë duartrokitje nga publiku. Këngëtarja fitoi zemrat e të gjithëve me këngën e saj ‘Marova’, e cila u kthye menjëherë në një nga hitet e këtij festivali.

Duke qenë se në momentin e shpalljes së fituesit fansat e Fifit thirrën të gjithë njëzëri emrin e saj, këngëtarja nuk ka harruar t’i falenderojë sot publikisht për mbështetjen. Këngëtarja ka falenderuar edhe mikun e saj, Kledi Bahitin, që punoi për orkestrimin e këngës dhe që i dha asaj formën e plotë.

“Unë kaq mund të them publiku im, faleminderit! Përulem para jush! Kledi Bahiti je lala im dhe pa ty ‘Marova’ s’do kishte kuptim fare… besoj se misioni i kësaj kënge u dërgua deri në fund dhe unë të jam mirënjohëse për çdo gjë. Të dua shumë!”, ka shkruar Fifi në një postim në ‘Instastory’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se kjo ishte hera e katërt që Fifi merrte pjesë në ‘Kënga Magjike’ dhe tre vitet e fundit ka zënë pozicion mjaft të mirë në renditjen finale të artistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?