Fifi nuk ia doli dot “live” në “Kënga Magjike”, reagimi i saj është mbresëlënës

Këngëtarja simpatike Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, i ka emocionuar të gjithë me daljen e saj të parë në ‘Kënga Magjike’. ‘Zhurmë’ dhe zëri i Fifit, kanë bërë per vete publikun shqipar, pasi kjo këngë është një nga më të pëlqyerat e më të klikuarat në këtë edicion të ‘Këngës Magjike’. Por gjysmëfinalja duket se nuk ka shkuar aq mirë për Fifin, pasi e kanë mposhtur emocionet e forta. Ajo ka reaguar me një shkrim, ku i kërkon ndjesë të gjithëve. Në fakt ajo nuk duhet të shqetësohet fare, pasi potenciali i saj njihet nga të gjithë dhe me siguri ajo do të shkëlqejë natën finale.

“Une i lexoj komentet , rralle me iken naj koment !
Ai Qielli ne skene qe kisha nuk ishin thjesht drita , ishin ca yje qe merrnin fryme dhe qe po ndjenin kangen tem ne cdo fryme sikurse dhe une .. e me ndihmen e @jonipeci , @anxhelgoga dhe 150 studenteve te tij kanga jem mori dimension tjeter , dhe per kete ju falenderoj pafundesisht o femije te bukur .. Bashkimi ben fuqine , nuk kane qene budallenj ata qe kane thane ???????? ju perulem ??????????. Une e di qe skam knu ashtu sic e meriton “Zhurma” te kendohet dhe qe kam zhgenjy shume njerez, edhe ato me te dashurit e mi ,po emocionin qe kam perjetu une sdo e nderroja me asnje gje , bile as edhe ato notat qe kam bo gabim , por nje gje ta keni te sigurt qe po shkova finale do ju nderoj ???????? p.s dje mkan ra msysh se ska mundsi ???? Love ya & thank u so much for the support ! God bless ya all”.

Image

SHKARKO APP