Fifi sjell këngën që e adhurojnë të gjithë, në një variant krejt ndryshe
Në pak kohë, Fifi arriti të rrëmbejë vëmendjen e publikut, duke u bërë një nga këngëtaret më të suksesshme të estradës shqiptare.
Këngëtarja numëron disa këngë në repertorin e saj, mes të cilave dhe “Marova” me të cilën mori pjesë në “Këngën Magjike”, e që padyshim u pëlqye jashtëzakonsisht shumë. Mirëpo, Fifi duket se ka vendosur të sjellë një version krejt ndryshe të baladës së shumëpëlqyer.
Në një postim në Instagram, këngëtaraja ka bërë me dije se po punon për një version remix të këngës, një bashkëpunim me Dj Sixtynine, që pritet të lançohet së shpejti.
/abcnews.al