Fifi: S’më duhet grim për t’u ndier vetvetja

Fifi është shumë e dashur për publikun dhe nuk nguron as të flasë hapur, siç ajo di. Përmes rrjeteve sociale ajo mban të informuar fansat përmes postimeve të ndryshme nga përditshmëria. Fifi nuk i kursen pozat atraktive, ndërsa kësaj here të fundit ajo ka mahnitur me paraqitjen.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është shfaqur tërësisht pa grim, ndërsa ka përçuar edhe një mesazh. ”Nuk më duhet grim për të ndier veten”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë. Theksojmë se së fundmi ajo ka sjellë në treg këngën “Pa Gajle”, që erdhi në bashkëpunim me Young Zerka.

Ajo ka bërë një tatuazh të ri që e ka ndarë me fansat në Instastory, ku shkruan “In vino veritas”, shoqëruar me një gotë verë dhe një trëndafil. “In vino veritas” në latinisht do të thotë “Në verë qëndron e vërteta”. Kjo nën kupton se një person nën efektin e alkoolit është më i sinqertë në mendimet dhe ndjenjat që ka. Tatuazhi i bërë nga këngëtarja e famshme duhet të ketë një kuptim të veçantë për të.

https://www.instagram.com/p/CDooo3Ggpaa/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP