Fifi zbulon çfarë e hutoi në skenën e ”Këngës Magjike”
Filloreta Raçi ose siç njihet nga të gjithë si Fifi, nuk ishte e kënaqur me performancën në natën e parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike”, të këngës ”Zhurmë”. Fifi shkroi në rrjetet sociale se kishte zhgënjyer shumë njerëz, por u betua se natën finale do t’i bënte krenarë të gjithë fansat e saj.
E ftuar tek “Rudina”, Fifi tregoi çfarë i ndodhi në skenën e “Këngës Magjike” gjatë natës së parë, që e bëri të ndihej se kishte zhgënjyer mbështetësit e këngës “Zhurmë”. Ajo zbuloi befasinë që përjetoi pasi hapi sytë, që e pengoi të mund të këndonte.
”Kur dola në skenë, por edhe përpara, ndihesha e pasigurtë. Kur nisa këngën, isha me sy mbyllur. Kur hap sytë, fiks tek refreni që e kisha aq frikë, shikoj sallën e Pallatit të Kongreseve me drita. Nuk më kishin thënë se njerëzit do të mbanin drita në duar. Aty e humba fare, u meka krejt”, tha ajo.
Fifi nga votat e kolegëve u rendit në vendin e tretë dhe nga ai festival, ajo u kurorëzua edhe me çmimin e ”Këngës Hit”.