“Fighting For Love”, filmi që sjell në role aktorë shqiptarë dhe amerikanë

“Fighting for Love”, filmi shqiptaro-amerikan me skenar dhe regji të shqiptaro-amerikanit Fatmir Bardhoci është prezantuar mbrëmjen e së shtunës në një ceremoni të posaçme.

Personazh kryesor është Iliri, një 15 vjeçar i motivuar nga filmat aksion të Van Dame, i traumatizuar nga varja e poetit Havzi Nela të cilën e pa me sy në vitin 1988, vendos të largohet nga vendi i vetëm pikërisht ditën kur gjyshi i tij vdes.

Në prezantimin e filmit, Bardhoci theksoi se shqiptarët me punën e tyre kanë treguar vlerat por dhe trashëgiminë kulturore në botë.
Në rolin e nënës, Freskida Miloti, përcolli emocionet e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ceremoni kanë marrë pjesë dhe të afërm të poetit Havzi Nela.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhirimet e filmit tashmë kanë startuar në Amerike për të vijuar në Shqipëri me aktorët kryesore si: mjeshtri ndërkombëtar Fatmir Bardhoci, Mjeshtri i tij, korean jugori Ko Eui Min, 6 herë pjesëmarrësi në Lojerat Olimpike Shaban Sejdiu, 14 here kampioni i botës në Kick Thai box, Azem Maksutaj.

Në film nuk do te mungojne aktoret e ekranit shqiptar si:, Bruno Shllaku, Besmir Bitraku, Freskida Miloti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?