Fik 62, Besa u përgjigjet njerëzve që thonë se stonoi: Mua nuk më ka lënë asgjë në baltë dhe më pak zëri
Mbrëmë ishte nata e parë e Fik 62 në RTSH, dhe ndër performancat e artistëve ishte edhe ajo e Besës, e cila konkurroi me këngën “Zemrën n’dorë”.
Gjatë performancës, Besa u përball me disa problematika, të cilat i shprehu edhe në një postim në Instagram. ”Me gjithë vështirësitë teknike, realizative unë përpoqa të jap maksimumin të përçoja tek ju emocionet tepër të forta që më fal kjo këngë. Shpresoj ta keni shijuar. Kjo është vetëm nata e I. Do shihemi së bashku më datë 22 për surpriza të tjera”,-shkruan Besa.
Shumica e komentuesve e vlerësuan shumë performancën e Besës dhe u shprehën se të gjithë e dinë dhe e kanë dëshmuar talentin dhe zërin e saj.
”Mua nuk më ka lënë asgjë në baltë dhe më pak nga gjithçka, zëri. Në fakt, zëri është e vetmja gjë që s’më ka lënë kurrë në baltë. Stonime kanë të gjithë, ajo që evidentoj unë janë problemet që nuk u zgjidhën kurrë për artistët në këtë vend. Ti mund të preferosh dhe votosh kë të duash, por nëse do dike nga muzika, këtë komentin s’do e kishe shkruar. Kalo mirë”,-shkruan Besa.
View this post on Instagram