Fill pas ndarjes nga Travis Scott, Kylie Jenner bën blerjen e kushtueshme

Përveç faktit se numëron 150 milionë ndjekës në Instagram dhe një koleksion të kushtueshëm të çantave ‘Hermes’, Kylie Jenner gjithashtu ka një koleksion mbresëlënës të makinave luksoze.

‘ELLE Australia’ raporton se koleksioni i saj i makinave përfshin një ‘LaFerrari Aperta’ të rrallë prej 2.2 milionë dollarësh dhe vlerëson se të gjitha makinat e saj vlejnë më shumë se 14 milion dollarë.

Menjëherë pas ndarjes me të dashurin, Travis Scott, ajo vendosi të tregojë blerjen e sa më të re, një ‘Bugatti Chiron’ prej 3 milion dollarësh, në një video të postuar në mediat sociale. Pas këtij momenti fansat kanë nxituar të lënë një sërë komentesh negative duke bërë që miliarderja ta fshinte postimin brenda disa orësh. Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, Jenner i dha fund lidhjes me reperin e njohur, Travis Scott.

SHKARKO APP