Film për jetën e Whitney Houston, ja aktorja që do të luajë rolin e këngëtares së famshme

Aktorja britanike Naomi Ackie do të luajë rolin e Whitney Houston në filmin e ri që do të xhirohet për jetën e këngëtares së njohur.

“I wanna dance with somebody” do të shkruhet nga Anthony MCCarten, i cili ka shkruar më parë edhe filmin dedikuar të famshmit Freddie Mercury.

28 vjeçarja Ackie, me origjinë nga Londra, fitoi këtë vit çmimin Bafta Tv Award për performancën e saj në serialin “The end of the f****ng world”.

Ajo gjithashtu ka luajtur në filmat Doktor Who, Yardie dhe në triologjinë e famshme Star Wars.

“I wanna dance with somebody” do të shfaqë jetën e Houston.

Houston, e cila vdiq në 2012, ishte i njohur më së shumti për hite të tilla si “Saving All My Love For You” dhe “I will always love you”. Ajo bëri debutimin e saj në aktrim përballë Kevin Costner në thrillerin romantik 1992 “The Bodyguard”.
Manjati muzikor Clive Davis, i cili bashkëpunoi ngushtë me Houston dhe është një nga producentët në filmin e ri, tha se Ackie në prova ishte shumë profesioniste.

SHKARKO APP