Filmi i parë horror shqiptar, aktorja e njohur rrëfen emocionet

Si ishte të jesh në një film me metrazh të gjatë dhe me regjisor të huaj?

“Bloodlands” është i pari film horror shqiptar që u xhirua në tetor të vitit 2014 nga produksioni australian “Kastlefilms”.

Filmi shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj.

Edhe pse regjisori ishte i huaj, i gjithë kasti i aktorëve që luajën në këtë film janë shqiptar. Ndër ta ishte dhe Alesia Xhemalaj, e cila në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj rrëfeu emocionet që kishte për këtë film.

Alesia Xhemalaj: E vecantë ishte tematika se ishte filmi i parë horror që xhirohej në Shqipëri. Nuk e lëshova shotganin nga dora, i vrava të gjithë. E dyta është se ishte regjisor i huaj që kishte ndërtuar skenar për Shqipërinë. Pra ishte si një eksperimenton për atë vetë se ishte në një territor dhe aktorë që nuk i njihte. Ishte punë intensive dhe në ankth se pritëm pak sa të dilte filmi. Të gjithë emocionet që kam përjetuar tek premiera e filmit, deri më sot kanë qenë të papërshkrueshme me asnjë emocion tjetër.  Zemrën që më rrihte tek premiera, nuk e kam ndjerë kurrë.

/Ora News

 

SHKARKO APP