Fiori Dardha i rikthehet sherrit me Robertit: S’ia fal lotët e mamit tim
Fiori Dardha është një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri. Para pak kohësh ajo u bë pjesë në spektaklin “Dance ëith me” ku dhe largimi i saj bëri bujë të madhe në median rozë.
Çdo gjë ndodhi “live” gjatë një sherri me anëtarin e jurisë Robert Aliaj.
E ftuar në “Why Not” , Fiori ka rrëfyer edhe njëherë arsyen e largimit.
“Unë jam me parimin që krenarinë mund ta lësh mënjanë, ndërsa dinjitetin kurrë. Ndaj e mora atë vendim sepse më kanë pyetur shumë kolegë të tjerë, nuk ka ndodhur asgjë më shumë se sa keni parë në ekran Live.
Nuk mundesha dot, ka disa gjëra që i kam më të shtrenjta se ekrani, e kisha të pamundur. Atë natë jam rikthyer pas një telefonate me një bashkëshortin tim, por jam kthyer edhe për të respektuar punën e balerinit që kishte punuar gjithë javën me mua, ishte lodhur shumë duke qenë se jam kërcimtare e tmerrshme.
E dija që e kishte me qejf atë kërcim, këngën e kisha zgjedhur vetë. Jam mësuar edhe me komentet dashakeqe në internet.
E vetmja gjë që nuk u fal atyre personave që komentojnë pa i njohur, pa marrë parasysh që kemi familje janë vetëm lotët e mamit tim sepse ajo shpesh herë preket.
Nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore kohët e fundit dhe lotët e mamit tim nuk ia fal askujt. Mbetem tek disa që i kam piketuar, nuk jam natyrë hakmarrëse por të paktën për disa minuta të vihen në vendin tim.”- deklaroi Fiori Dardha.