Fishekzjarrje dhe thirrje në mbështetje të tij, fansat e këngëtarit Luiz Ejlli protestë para shtëpisë së BBV

Fansat e këngëtarit Luiz Ejllit janë mbledhur pranë shtëpisë së Big Brother Vip në mbështetje të tij.

Ndërsa të pranishme janë edhe forcat e policisë, për ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e protestës, që erdhi pas thirrjeve në rrjetet sociale.

Fansat e Luiz Ejllit po protestojnë në mbështetje të tij, pas kritikave ndaj këngëtarit i cili deklaroi se ishte sëmurë, por pas disa analizave rezultoi se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu edhe banorë brenda shtëpisë e kanë kritikuar, dhe disa janë distancuar prej tij, megjithatë këngëtari ka pretenduar se “ka një anë tjetër të historisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që po mbahet protesta banorët janë mbyllur nga produksioni brenda shtëpisë dhe është vendosur muzikë e lartë për të mos u dëgjuar zërat apo thirrjet e fansave të Luizit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?