Fitoi Eurovisionin, kush është ish-kamarierja Netta
Këngëtarja izraelite Netta Barzilai arriti të fitonte Eurovision Song Contest me një look ekstravagant, me shumë kilogramë dhe duke përdorur ironinë.
Por para se të niste karrierën muzikore, 25-vjeçarja ka qenë kameriere dhe mësuese fillore.
Gjithashtu ajo ka bërë edhe shërbimin ushtarak.
“Idiot, nuk jam lodra jote”, thuhet në tekstin e këngts “Toy”, e cila fitoi festivalin europian të muzikës.
Por fitorja e saj nuk i shpëtoi Kryeministrit Benyamin Netanyahu, që pas komplimenteve të ngrohta në telefon, e nisi mbledhjen e qeverisë duke i përshëndetur ministrat me fjalën “Boker Toy”, duke përfshirë titullin e këngës, për të thënë “mirëdita”.
KOHA JONË SONDAZH

