Fitorja tek Kënga Magjike, Era Rusi: Nuk do të doja të isha në vendin e Enedës

Fitorja e Eneda Tarifës në festivalin “Kënga Magjike 2019”, nisi me polemika ende pa u dhënë çmimi. Publiku brohoriste në kor emrin e Fifit dhe pa dyshim, disa e konsiderojnë si momentin më të sikletshëm në jetën e një artisti. Është e dhimbshme të fitosh, por të tjerët të mos besojnë te fitorja jote.

Ardit Çuni foli disa herë haptazi për punë pikësh, pati aludime se Eneda dhe Fifi nuk flisnin më, Noizy sulmoi Ardit Gjebrean për formulën e festivalit, ndërsa dje në “ThumbOn”, Era Rusi tha se momenti i dhënies së çmimit iu duk i shëmtuar. ”Mua si Era, më rri më shumë kënga e Enedës, si gusto personale. Nga ana tjetër, është një material më i freksët i Fifit. Nuk do të doja të isha e ”Kënga Magjike” sivjet. Njëra është më e këndueshme, më solide, tjetra është më e madhe, më festivalore”.

Nga ana tjetër, ajo tha se: “Më vjen shumë keq. Asnjë artist nuk e meriton t’i ndodhë kjo. Nuk do të doja të isha në vendin e Enedës, nuk e meritonte atë gjë. ”Kënga Magjike” është një festival karriere, duhet të kesh bërë disa gjëra në jetën tënde artistike dhe pastaj kalon në një stad tjetër. Mendoj që Eneda i ka bërë ato hapa. Nga pikëpamja artistike, e meritonte çmimin e ”Këngës Magjike””.

Këtë vit, Era merr pjesë në ”Festivalin e Këngës” dhe përflitet si një nga fitueset e mundshme. Le të shpresojmë që të mos ndodhë e njëjta gjë këtë fundvit.

SHKARKO APP