Fjalët emocionuese të Vin Diesel, 4 vjet pas humbjes të Paul Walker

Një nga yjet hollivudiane, Paul Walker humbi jetën në një aksident tragjik më 30 nëntor të vitit 2013. Vdekja e tij preku shumë kolegë të tij, por tek njëri prej tyre la vërtet dhimbje dhe bëhet fjalë për Vin Diesel.  Ylli i filmit “Fast and Furious” Vin Diesel, përmes një fotografie dhe një mbishkrimi të postuar në rrjetin e tij social Instagram ka kujtuar mikun e tij të ndjerë. “Pavarësisht sa larg je, edhe nëse je një çerek milje larg, ose një gjysmë rrugë larg nga bota, ti gjithmonë do të jesh pjesë e familjes”, ka shkruar Diesel.

SHKARKO APP