Fjalimi që e bën Oprah Winfrey presidente në vitin 2020

Prezantuesja e famshme Oprah Winfrey po konsideron mundësinë që të kandidojë për presidente të SHBA-së në vitin 2020. Thashethemet për hyrjen në politikë të sipërmarrëses u përhapën pas fjalimit të saj ditën e djeshme në ceremoninë e “Golden Globes” ku foli për çështjet gjinore dhe të diskriminimit racor.

Pak minuta pas fjalimit të 63-vjeçares multimiliardere rrjetet sociale u mbushën me hashtagun #Oprah2020 që u shpërnda jo vetëm nga fansa të saj, por edhe nga shumë personazhe publike.

Vetë Oprah nuk ka pranuar se ka në plan të kandidojë për presidente, partneri i saj Stedman Graham tha për gazetën “LA Times” se ajo do e bëntë diçka të tillë për njerëzit, nëse do të mendonte se ka mbështetjen e duhur. Një tjetër indikator që tregon se ajo mund të kandidojë është se në fjalimin e saj premtoi “fillimin e një dite të re për gratë në Amerikë” në një ton fushate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?