Fjorentina e djeg diskon, ja kush është djali përkrah saj

Fjorentina Halili e “Big Brother 9” ishte një nga ish-banoret që u rikthye në vëmendjen e publikut këtë javë, pasi rrëfeu në emisionin e pasdites jetën e saj të re, pas ndarjes nga djali simpatik nga Tirana që e njohu në audicione.

Grimierja nga Tirana këtë sezon të ri teleziv ka nisur punë make-up artist në televizionin “Top Channel” si grimierja e re e imazheve të këtij televizioni. Ajo postoi disa foto nga dhoma e grimit me diçiturën: Kush na ka inat dhe xhelozi, plaçin në vend!”. Nuk munguan komentet e ndjekësve rreth nëntekstit të këtij statusi.

Edhe pse është fillimi, ajo duket se është integruar mirë me stafin, për të mos thënë që është miqësuar mjaft me aktorët e spektaklit të humorit “Portokalli”. Në festën e organizuar nga ky televizion në kujtim të ditëlindjes së pronarit të ndjerë të “TCH”, Dritan Hoxha, Fjorentina u fotografua tek argëtohej dhe kërcente në maksimum.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për koincidencë, partneri i saj i kërcimit në këtë rast ishte një tjetër Ols, pikërisht Olsi Byluku, aktori që luan në “Portokalli” Kimikatin. Nisur nga natyra e saj alegro, Fjorentina e ka shumë të thjeshtë të zërë miqësi të reja, krahas atyre të vjetra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?