Flaka Krelani pranon se ka bërë operacione plastike

Ajo është një ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare. Me një zë të jashtëzakonshëm dhe me një performancë shpëthyese gjithmonë, Flaka siç e ka emrin ashtu është edhe vetë. Përveç karrierës së saj, që daton që kur ajo ishte fëmijë, për Flakën si për çdo artiste tjetër është përfolur se ka kryer operacione plastike.

E ftuar tek “Rudina”,  këngëtarja e njohur është rrëfyer për herë të parë rreth ndërhyrjeve që ka kryer. Flaka është shprehur se kësaj pyetje gjithmonë nuk i është përgjigjur, por tani ndjen që duhet të jetë e sinqertë me publikun.

“Unë kësaj pyetjeje nuk kam preferuar t’i kthej një përgjigje. Por ndjej që tani duhet të jem e sinqertë me publikun që më ndjek. Të gjithë në ditët e sotme bëjnë ndërhyrje që të duken mirë. Të njëjtën gjë kam bërë edhe unë. Unë dua që në skenë të dukem mirë. Nuk besoj se ka diçka të keqe këtu”,-është shprehur Flaka.

Sa i përket jetës personale, Flaka tregoi se është single dhe se princi i kaltër nuk ka mbërritur ende.

SHKARKO APP