Flaka “thumbon” tregun për titujt e këngëve

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani ka kritikuar disa kolegë për titujt e këngëve të tyre me personazhe të huaja. Kohët e fundit në tregun muzikor  janë prezantuar këngë me tituj si “Berlusconi”, “Donald Trump”, “Messi”, “El Chapo” e “Ronaldo”. Tani këngëtarja ka pyetur fansat e saj se çfarë mendojnë të sjellin një këngë me personazh shqiptar. “Çka po ndodh me krejt këta emra potencial të huaj si: Berlusconi, Donald Trump, Messi, El Chapo, Ronaldo, Benzema, etj… Çka po ju merr mendja me bo një këngë unë me legjendat tona si psh: Nexhmije Pagarusha, Majlinda Kelmendi, Ismet Peja, Qumili Vogël, etj?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?