Flet për Annën, Nora Istrefi përlotet në studio nga mesazhi i Robertit
Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi është rrëfyer për herë të parë pas divorcit me bashkëshortin Robert Berisha. Nora është e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku edhe ka dhënë versionin e saj lidhur me divorcin nga ish-partneri i saj. Në studio ajo tha se: Nuk ka pasur një Anna që ka ndërhyrë direkt në jetën e saj.
Kënga Anna, një hit i Norës, sigurisht që nga tematika, në rrjete sociale u përfol si një dedikim për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin. Surpriza më e bukur ishte kur në skenë u shfaq nëna e saj për të kënduar pas kaq shumë kohësh, që prej ndarjes nga jeta të babait të saj. E emocionuar, Nora përlotet teksa sheh nënën e saj të performojë.
Më pas në ekranin e madh, shfaqet një video e Robert Berishës, i cili mesa duket ka një mesazh tejet special për të. “Ky mesazh shkon special për Norën”,-shprehet ai. Se për çfarë bëhet fjalë, na mbetet që ta zbulojmë të shtunën.
https://www.instagram.com/p/B76OnV6HNtq/