Flet për herë të parë mamaja e Beyonce: “Ja kujt i ngjajnë më shumë binjakët”

Tina Knowles në një intervistë ekskluzive për “The Entertainment Show” ka treguar sesi është të rrisësh dy binjakë dhe çfarë personaliteti ata zhvillojnë që në muajt e parë të lindjes.

Mamaja e divës së muzikës pop është shprehur se djali Sir është kopja e Jay-Z, shikim serioz dhe vetulla të ngrysura ndërsa Rumi është e ëmbël e urtë dhe e buzëqeshur si Beyonce.

63-vjeçarja ka mbyllur intervistën e saj duke thënë se është gjyshja më e lumtur në botë, e megjithatë, të rrisësh dy binjakë është një sfidë e vërtetë për të dhe vajzën e saj pasi përgjegjshmëria është dyfish më e lartë.

Së fundmi, Tina ka organizuar festa dhe lojra të ndryshme familjare për nipërit dhe mbesat. Çdo problem i së kaluarës është lënë pas dhe në familjen e çiftit të famshëm mbizotëron harmonia.

SHKARKO APP