Flet shoferi që ka sekretin e Lady Dianës, u përplas me Mercedes-in para tragjedisë

”Gruaja më e famshme e botës”, javën që vjen do të mbushte plot 60-vjeç. Për të analizuar ditët e fundit të Lady Dianës, media ”Mail Online” ka folur më një numër të konsiderueshëm dëshmitarësh thelbësorë dhe anëtarë të rrethit të brendshëm , shumë prej të cilëvë nuk kanë folur më parë.

Shoferi i një makine misterioze ”Fiat Uno”, që thuhet se është përplasur me Mercedezin e Lady Diana-s vetëm pak sekonda para se kjo e fundit të përfshihej në tragjedi. Kjo është pjesa e fundit që mungon në “puzzle”-in, që është vdekja e bujshme e Dianës. Për të vendosur në vend pjesën e fundit të enigmës, është kontaktuar Le Van Thanh, një bodybuilder francez me origjinë vietnameze.

Kur vdiq Diana, ai ishte një shofer taksie dhe zotëronte një Fiat Uno të bardhë, identik me makinën që goditi Mercedes-in e Princeshës së Uellsit. Diana vdiq nga dëmtimet që mori nga goditja kur limuzina e saj u përplas në tunelin e Pont de l’Alma me një shpejtësi prej 80 km/h.

Ishte një tjetër makinë që u përfshi e para në aksidentin katastrofik. Sipas hetimeve, ka pasur një përplasje shumë të vogël më përara, që ka shkaktuar zinxhir atë që ndodhi më pas. Dëshmitari që të gjithë presin nuk foli kurrë, ose të paktën nuk e pranoi kurrë që ishte aty atë natë, dhe aq më pak të drejtonte Fiat Uno-n, që thuhet se është përplasur me Mercedesin e Lady Diana-s.

SHKARKO APP