Flokët ikën, Kelvit i mbeti vetëm: “Çiçi në dush”

Përveç pyetjes “E bën çiçin në dush” karakteristikë e Kelvi Kadillit ishin edhe flokët e gjatë. Ishin, se nuk janë më. Kelvi i preu. Ta mendosh që një shkurtim i flokëve e ndryshoi kaq shumë. Fijet e gjata, të ngritura përpjetë e tregonin trendy, po edhe kështu me të shkurtra fare, sërish çun modern duket. Se ç`e shtyu realisht të ndryshonte e t`i hiqte flokët në mes të dimrit, kur është edhe ftohtë, s`dimë ta themi. Se jo për gjë. Po të mbajnë edhe ngrohtë ato. Nejse, mbase i hoqi për festa. Do ta gjejë Viti i Ri me flokë të reja. Flokët ikën. Tani atij i mbeti vetëm karakteristika e pyetjes interesante që i bën të ftuarve: “E bën çiçin në dush?”.

SHKARKO APP