Flori festoi ditëlindjen mes surprizash dhe miqsh, po Liberta?

Mes shumë puthjesh dhe përqafimesh, kështu kaloi ditëlindja e një prej producentëve më të mirë muzikorë në Shqipëri. Flori ka festuar dje ditëlindjen e tij të 36-të dhe që në orët e para të mëngjesit miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të mirë kanë postuar urime të veçanta për kompozitorin dhe mikun e tyre.

Vetë këngëtari nuk ka zbuluar asnjë detaj nga surprizat që ka marrë deri më tani. Por kolegët e tij i kanë postuar në Instagram, mirëpo të gjithë do ishim kuriozë të dinim nëse në këtë festë ka qenë ose jo, moderatorja e njohur Liberta Spahiu e cila përflitet për një lidhje të mundshme me Florin.

Këtë kureshtje na e shoi vetë Liberta duke postuar disa foto nga pushimet e saj në Hong Kong. Ajo shfaqet mjaft tërheqëse në poza me bikini, ndërsa vë në pah trupin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shkoj edhe kjo verë… e udha e mbare i qoftë. Cila është stina juaj e preferuar?”, ka shkruar prezantuesja e njohur në mbishkrimin e fotografisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?