Flori Mumajesi pas humbjes të së ëmës: S’ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar Flori Mumajesi ka folur për herë të parë për ndarjen nga jeta të nënës së tij.

Ai u shfaq dje në ekran pas shumë kohësh, për të prezantuar në “Këngën Magjike”, bashkëpunimin e tij me Klajdi Harunin. Ndërsa pak orë pas performancës, Mumajesi përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka ndarë me publikun disa fjalë të ndjera për humbjen e nënës, e cila për herë të parë, nuk i dërgoi një mesazh atij për t’i thënë si doli.

“Hera e parë që nuk më vjen një mesazh nga ty! Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde. Por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, sepse më ka marrë malli me t’mbajt erë në qafë, më ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në TV dhe të më thuash si dola. Dhe pastaj të të marrë telefon dhe të flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thënë ‘djali i mamit’,” -shkruan Flori, ndërsa në sfond ka këngën e tij, “Dhemb”.

Mamaja e këngëtarit u nda nga jeta në shkurt të këtij viti.

SHKARKO APP