Flori Mumajesi për Fifin: Ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre
Flori Mumajesi, bashkëpunëtor dhe mik i Fifit, i ka dalë në mbrojtje kësaj të fundit, pas debatit të fundit në rrjete sociale.
“E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre,” shkruan Flori.
Kantautori e ka fjalën për komentet në rrjete sociale pas puntatës së të martës së “Big Brother VIP”. Siç mund ta keni parë, gjatë një debati me opinionisten Balina Bodinaku, Fifi humbi ndjenjat dhe kërkoi më pas të linte shtëpinë. Një pjesë e njerëzve nuk e beson humbjen e ndjenjave dhe e konsideron atë si të stisur, disa përkrahin Fifin e të tjerë janë të mendimin që duhet të largohet nga “Big Brother VIP” për shkak të gjendjes shëndetësore dhe vështirësisë për të përballuar lojën.
“Të kryqëzuan se interneti u jep mundësinë të ndihen superiorë, të mençur, madje edhe artistë! Taksirat shpirt, këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu ‘dhemb’,” shkruan Mumajesi.
“Një këngë krijuar nga ti Fifi aty në shtëpi, që në çdo rast do të jetë e përkohshme,” përfundon ai.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Ndërsa Klajdi Haruni u shpreh: “Unë nuk kam njohur vetëm një artiste të mirë, por edhe një njeri të mirë, ty Fifula.”