“Flori vendosi për pikët e tua”/ Këngëtari-Enedës: Më dhe 0 pikë, të kisha mikeshë

Mes një konkurence të fortë me Fifin, festivalin “Kënga Magjike 2019”, e fitoi nga Eneda Tarifa por ka edhe nga ata që e cilësojnë fitoren si jo të pastër.

Ardit Çuni ka shprehur publikisht zemërimin e tij ndaj Tarifës. Këngëtari i cili është mik prej kohësh i Enedës, ka deklaruar se është lënduar shumë që këngëtarja nuk e ka vlerësuar me asnjë pikë në festival, ndërkohë që ai e votoi me pikët maksimale. I ftuar në “Thumb on”, Arditi zbuloi edhe mesazhin që i dërgoi Enedës duke i thënë se ndoshta ka qenë Flori Mumajesi , ai që ka vendosur për pikët e saj.

“Unë dhe Eneda jemi miq prej kohësh, jo të ngushtë por miq prej kohësh. Të dhemb më tepër kur e ke afër. Nuk jam mërzitur pse nuk dola në finale se u bë lëmsh me votimet. Pse u lëndova është fakti që unë nuk i toleroj dot pafytyrësitë. Nuk doja të bëja lajm mediatik, nuk doja të reagoja. Madje po e ndiqja në shtëpi festivalin dhe u shokova kur pashë. Të gjithë miqtë më shkruajnë që si ka mundësi që Eneda më kishte dhënë 0 pikë. I shkruajta Enedës dhe i thashë, e di që po pret një mesazh urimi, por ndoshta vendosi producenti jot i dashur, Flori Mumajesi për pikët e tua”, tregoi Arditi.

SHKARKO APP