Floriana Garo rikthehet në Shqipëri: Malli për njerëzit është i madh

Në momentin që afrohet sezoni veror të gjithë fillojnë të bëjnë plane të ndryshme për vendet se ku do t’i kalojnë. Madje shumë shqiptarë zgjedhin të dalin jashtë kufijve në vende shumë të bukura për të kaluar disa kohë qetësi.

Ndryshe ndodh me ata shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Zgjedhin të rikthehen në vendlindje. Të njëjtën gjë ka bërë edhe ish-moderatorja shqiptare, Floriana Garo, e cila prej kohësh jeton në Zvicër me bashkëshortin e saj dhe vajzën.

Garo është rikthyer të kalojë pushimet në vendlindje dhe kjo u ka bërë shumë përshtypje personave që e ndjekin në rrjetet sociale. “Përse në Shqipëri kur mund të shkosh në Bali ose Bora Bora?”- e ka pyetur njëri prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sepse malli per njerëzit është më i madh se ai për vendet,”- është përgjigjur Floriana. Mesa duket ish-moderatores i kanë munguar shumë familjarët e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?