Floriana Garo tregon gjininë e bebes, nuk mungon as surpriza nga vjehrra e saj
Moderatorja e njohur Floriana Garo ka treguar se cila është gjinia e bebes së saj. E lumtur dhe e qeshur si gjithmonë Garo tregoi sot në ‘Wake Up’ se së shpejti do të bëhet mamaja e një vajze.
Ajo u shpreh se së shpejti do të kryeje edhe ceremoninë e fejesës, për të kaluar më pas në celebrimin në martesë.
Përveç këtij lajmi, Florianës i është bërë nga emisioni një surprizë i ka ardhur edhe nga vjehrra e saj, Lumturie Ratkoceri.
“E dashur po bëhen 2 vjet që jemi takuar, të falenderoj për gëzimin e lumturinë që solle në familjen tonë. Për ngrohtësinë dhe dashurinë që i jep tim biri”, u shpreh Lumturie Ratkoceri, e cila më pas theksoi se në të ardhmen, do të jetë pikërisht Floriana të cilën e konsideron si vajzën e saj, që do të jetë njeriu më i afërt i djalit të saj.