Floriana Garo zbulon planet për dasmën
Moderatorja Floriana Garo është bërë nënë për herë të parë para pak muajsh. Jeta e saj kohët e fundit ka qenë e mbushur me shumë ngjarje të bukura. Pas fejesës së papritur, braktisjes së ekranit televiziv, largimit nga Shqipëria dhe shtatzënisë Floriana nuk ndalet dhe në një intervistë për gazetën “Panorama” ka zbuluar se vitin tjetër është në plan për t’u organizuar edhe dasma e saj me partnerin, Enis Daçi. “Po mendojmë diçka për vitin tjetër, por ende pa një plan dhe datë konkrete. Këtë vit ishte e pamundur me Adian kaq të vogël”, është shprehur ajo. Gjatë kësaj interviste moderatorja e njohur foli edhe për marrëdhënien me vjehrrën, e cila është e angazhuar në politikë. “Vjehrra ime jeton në Tiranë, ndaj ka mjaftueshëm kohë që ta drejtojë Aleancën Kuq e Zi. Por ajo vjen e na viziton shpesh, pasi ka jetuar për shumë vite këtu dhe e ndjen Gjenevën si qytetin e saj”, tha Floriana. Momentalisht Floriana i është përkushtuar rritjes së vajzës së saj, por ndërkohë vazhdon edhe punën, edhe pse me kohë të pjesshme.
KOHA JONË SONDAZH

