Foshnja mbretërore, Dukeshja Kate sjell në jetë djalin

Dukesha e Kembrixhit ka sjellë në jetë fëmijën e tretë dhe është djalë.

Foshnja ka lindur rreth orës 11:01 në Lindo Wing të Spitalit të Shën Marisë në Londër.

Djali i Dukeshës Kate dhe Princ William peshonte 3.8 kg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë të Kensington Palace thuhet se Kate dhe djali i saj i sapolindur janë në gjendje të mirë shëndetsore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas deklaratës anëtarët e të dy familjeve janë shumë të lumtur për lajmin. Dukesha u shtrua në spital me dhimbje lindjeje rreth orës 06:00 mëngjesin e së hënës.

Ajo është nënë e dy fëmijëve Princi George, 4-vjeç dhe Princesha Charlotte, 2-vjeç.

Anëtari më i ri i familjes mbretërore është i pesti në radhë për fronin dhe është stërnipi i gjashtë i Mbretëreshës Elizabeth, e cila festoi ditëlindjen e saj të 92-të pak ditë më parë.

Foshnja ka lindur në të njëjtin spital ku kanë ardhur në jetë edhe babai, Princi William dhe vëllezërit e tij më të mëdhenj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?