Fotini flet e ashpër me Qetsorin dhe e akuzon: Ma ka bërë të vështirë qëndrimin këtu

Fotini, fituese e ”Big Brother 9”, tha që në nisje të Prime, tha se nuk është pritur shumë mirë nga banorët, më në veçanti nga Qetsori, për të cilin tha edhe se ia ka bërë të vështirë qëndrimin e ”Big Brother Vip Albania 2”.

Fotini: Qetsori ma ka bërë të vështirë qëndrimin këtu në shtëpi. Megjithatë edhe po dola sonte, nuk e kam problem. Nuk mund të futesha këtu dhe të dilja me sëpatë në dorë.

Qetsori: Nëse ajo e marrë për bezdi komentet e mia, nuk di çfarë të them. Më shumë e ka bezdisur Luizi.

Fotini: Këto bisedat për skuadrat janë pak të shpehta.

Luizi: Unë nuk e kam bezdisur. Unë i kam thënë mos bëj gabim të pozicionohesh në grupe.

Fotini: Unë dua të luaj vetëm këtu. Më mirë të dal sonte dhe jam okej. Qetsori, Olta dhe Sabiani janë një skuadër. Sabiani rri edhe me Luizin. E kupton Arbana çfarë bëhet këtu?

Olta: Fotini, shiko se e ka marrë shumë seriozisht. Ne kemi folur në kontekstin e shakasë. Dhe nga të tjerët ke pasur shumë oferta.

Fotini: Unë nuk kam për ta ndryshuar veten time. Dua të jem me Nitën dhe Antonetën. Ne kemi një perceptim ndryshe për situatën këtu brenda.

SHKARKO APP