FOTO/ 70 vite në fron, Mbretëresha adhuruese e buzëkuqit ngjyrë rozë
Mbretëresha Elizabeth II u shua mbrëmjen e së enjtes në paqe, pas 70 vite në fron dhe në moshën 96-vjeçare. E njohur për stilin e veçantë të të veshurit, në morinë e “fiksimeve” të saj, njëri mbizotëron. Buzët e lyera. Edhe ditën e martë, në daljen e fundit publike ku bekoi Liz Truss si kryeministren e re të Britanisë, Mbretëresha u pa me buzët e lyera. Ngjyra rozë, duket se ka qenë e preferuara e saja.