FOTO/ Aktori i njohur i humorit ka një problem me gruan e tij, ashtu si edhe …
Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa nuk publikon thjesht foto në Instagram. Ai çdo postim e shoqëron me një batutë.
Edhe kësaj radhe teksa shfaqet me bashkëshorten e tij, Belinën në Frankfurt, Visi shkruan bashkangjitur fotos së tyre diçka vërtet komike.
Të gjithë meshkujt besoj e kuptojnë këtë problem që e kanë shumica e vajzave. Për të publikuar një foto në rrjetet sociale, një vajzë duhet të bëjë minimalisht 50 shkrepje.
Edhe gruaja e aktorit duket se bën pjesë në këtë grup vajzash, pasi Visi shkruan se edhe në temperatura -8 gradë, ajo sërish thotë që nuk është mirë fotoja. Dhe arsyeja do ju bëjë të shkriheni së qeshuri.
“Temperatura -8 gradë. Për pak sa nuk na ngriu Personaliteti. Pasi bëmë 45 shkrepje për këtë foton më thotë gruaja:- Te lutem, edhe një tjetër se nuk më ka dalë mirë qerpiku i parafundit i syut të majtë”,- shkruan Visi.