FOTO/ Anduena Llabani rrëfehet për depresionin dhe divorcin: Ja si ia shpjegoj djalit ndarjen

Gazetarja e njohur e kronikës së zezë Anduena Llabani ka qenë e ftuara e ditës së sotme në emisionin “Rudina” ku ka folur për karrierën e saj në media, periudhat e vështira si dhe jetën e saj private e marrëdhënien me ish-bashkëshortin dhe të birin.

Image

Anduena Llabani

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë intervistës me Rudina Magjistarin, Llabani tregoi për vështirësitë e punës si gazetare kronike dhe rrëfeu se për një periudhë 3-mujore, ajo kishte përjetuar depresion.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Isha në kulmin e karrierës dhe e kam përjetuar shumë keq. Ata tre muaj më kanë kushtuar shumë!’-u shpreh Llabani duke rrëfyer se një gjë e tillë i kishte ardhur nga pamjet e rënda që kishte parë gjatë punës.

Image

Anduena Llabani

Gjithashtu, gazetarja e njohur foli edhe për marrëdhënien me të birin dhe ish-bashkëshortin. Në një insert të transmetuar gjatë emisionit, ata të tre shiheshin teksa luanin së bashku dhe vetë Llabani shpjegoi se për hir të djalit Aleksei, ajo dhe Arditi, ish-partneri i saj, kishin vendosur të linin pas mosmarrëveshjet e tyre në çift. Ajo tregoi se të paktën një ditë në javë, ata argëtohen si një familje dhe si ajo si babai i djalit, kujdesen që ai të mos ndihet se djali i dy prindërve të divorcuar.

Image

Anduena Llabani me ish-bashkëshortin dhe të birin

E pyetur se si ia shpjegon të birit ndarjen e tyre, Anduena Llabani tregoi se ka gjetur një metodë mjaft efikase.

Image

Anduena Llabani me ish-bashkëshortin dhe të birin

“Një herë në dy ditë i shpjegoj si ka ardhur në jetë. I them që ne vendosëm të bënim një fëmijë dhe që donim një djalë dhe kur erdhi në jetë ai, ne thamë që nuk e donim më njëri-tjetrin se donim atë më shumë. Dhe kështu ai e harron dhe mendon vetëm sa shumë e duam ne.”- u shpreh gazetarja, e cila u surprizua në studio nga i biri.

Image

Anduena Llabani me ish-bashkëshortin

Image

Anduena Llabani me të birin

Image

Anduena Llabani me të birin

Image

Anduena Llabani me të birin dhe Rudina Magjistarin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?