(Foto) Anxhela Peristeri e feston kështu ditëlindjen e 35-të, ja torta e veçantë e këngëtares
Anxhela Peristeri, e cila do të të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, feston sot ditëlindjen.
Artistja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram foton e tortës së madhe që i kanë përgatitur, mbi të cilën shkruhej: “Edhe 100 Angela, ‘Eurovision’ konkursi i këngës, Rotterdam 2021”.
Anxhela mbush sot 35 vjeç dhe ka treguar se mosha është vetëm një numër për të. Artistja ka marrë urime pafund nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj, disa prej të cilave i ka publikuar në Instastory.
Anxhela do të këndojë këngën e titulluar “Karma” dhe për më tepër në shqip, sepse sipas saj, ky version e bën këngën të duket më bukur dhe nuk i humbet vlera e tekstit.