FOTO/ Armina Mevlani kthehet në ‘babagjyshin’ e fëmijëve jetimë

Blogerja e njohur Armina Mevlani i është përgjigjur pozitivisht ftesës së programit “Dua të të bëj të lumtur” (që do të fillojë në shkurt) për të dhuruar buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të jetimores së Shkodrës.

Dhuratat që fëmijët nuk i morën nga babagjyshi ua dërgoi Armina, bashkë me një festë që e shijuan në maksimum. Lumturia që shikohej në sytë e fëmijëve ishte po aq e madhe edhe te Armina.

Image

VIP-at së fundmi i kanë mbështetur shumë nismat që lidhen me ndihmat për fëmijët në nevojë dhe jo vetëm. Edhe bukuroshja e njohur tashmë i është shtuar listës së personave që kontribuojnë, duke dhënë një mesazh të madh për të gjithë ne.

Image

Pjesë e kësaj feste u bë edhe “Shtëpia Botuese Pegi”, e cila solli disa tituj për fëmijë dhe adoleshentë, duke i bërë shumë të lumtur ata.

Image

Një tjetër iniciativë sociale që ka patur impakt së fundmi dhe ku janë përfshirë shume personazhe publike, ishte edhe “Babagjyshi Sekret”.

/revistawho.com

SHKARKO APP