FOTO/ Avengers pritet të thyejë rekordin në hapje
“Avengers: Infinity War” ka bërë historinë duke realizuar të hyra prej 630 milionë dollarë në vikendin e hapjes.
Këto shifra janë bërë të ditura sipas vlerësimit të Exhibitor Relations, edhe pse filmi edhe nuk është shfaqur në Kinë.
Në qoftë se këto të dhëna konfirmohen ky film do të thyej rekordin e The Fate of the Fourious, i cili realizoi 542 milionë të hyra në javën e parë të shfaqjes në vitin 2017.
Avengers, gjithashtu, ka shënuar rekord edhe në premierën në SHBA, me 250 milionë dollarë fitime.

KOHA JONË SONDAZH

