FOTO/ Besa Kokëdhima zbulon Titanin në Eurovision, performancë Pop dhe zë magjik
Përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin europian, ”Eurovision 2024”, Besa Kokëdhima është ngjitur në skenën e madhe në Malmo të Suedisë për provat gjeneralëe të këngës ”Titan”. Besa ka pranë saj dy vokalistë dhe tre kërcimtarë.
Në provën e parë, pamë Besën dhe kërcimtarët e saj të performonin pothuajse në mënyrë perfekte. Besa në provën e dytë u pa e veshur në ngjyrat e argjendta me refleks shumëngjyrësh. Ndryshe janë edhe flokët e saj, pasi në provën e parë kanë qenë të kapura bisht ndërsa dje ajo i kishte kapur flokët në gjysëm.
Valltarët e saj të sinkronizuar në mënyrë perfekte realizojnë koreografinë e tyre, ndërsa Besa jep maksimumin në skenë. Në pamjet vizuale të skenës, gjatë provës shfaqen pamjet nga afër ndërsa kërcimtarët performojnë koreografinë e këngës. Besa edhe një herë vokalisht jep më të mirën e saj.
Gjysmëfinalja e dytë e Eurosongut ku pjesë edhe Besa, është më 9 maj, ndaj shqiptarët duhet të votojnë që këngëtarja e Shqipërisë të shkojë në finale.