FOTO/ Boll më me djem…! Pas ndarjeve të dhimbshme, këto yje e provuan me vajza!

Çfarë mund të bësh nëse nuk të ka ecur asnjë nga historitë e mëparshme me djemtë dhe gjithçka mban mend prej tyre është një shije e hidhur?  Mund ta provosh me një vajzë!

Image

Nuk e dimë nëse mes tyre ka diçka konkrete ose jo, por Belen dukej kaq e dhënë në fotot e publikuara së fundmi. Rodriguez po puthej gjithë pasion me asistenten e saj dhe s’donte t’ia dinte për njeri fare. Në fakt, nëse bëjmë një bilanc të shpejtë, historitë e dashurisë së Belen-it kanë qenë një dramë.

Image

Që nga Fabrizio Corona të cilin ende e shikon në ëndërr e deri tek Iannone me të cilin ndërpreu gjithçka pak ditë më parë. Për të mos përmendur marrëdhënien me Stefano De Martino, me të cilin ka dhe një djalë Santiagon.  Ndoshta mikja dhe asistentja e saj ka qenë aty kur ajo qante për ta dhe pse jo? Kush më mirë se ajo meriton nja shans nga Belen?

Image

Kush nuk u dashurua vite më parë me çiftin e famshëm të vampirëve në Twilight? Kristen Stewart dhe Robert Pattinson u shndërruan në pak kohë në dyshen më të preferuar të të gjithëve. Pas shumë ulje ngritjesh, lidhja e tyre përfundoi.

Image

Ndonëse u përfol për një rikthim të mundshëm, aktorja duket se e gjeti paqen diku tjetër. Stella Maxwell, modelja e famshme e Victoria’s Secret u bë dashuria e saj e radhës dhe deri tanimë gjërat janë serioze. Prej kohësh përflitet se dyshja jeton bashkë.

Image

Kristen Stewart nuk ishte e vetmja që u marros pas Stella-s pas ndarjes nga Pattinson. Duket se modelja është gjithnjë aty kur dikush nga yjet është zemërthyer. Ndonëse sot janë shumë të lumtur, të gjithë e kujtojmë sa e vuajti Miley ndarjen nga Liam.

Image

Në jetën e saj ndryshoi pothuajse gjithçka. Këngëtarja u fotografua duke u puthur me modelen në publik, pasi kishin kaluar disa orë të mira në shoqërinë e njëra tjetrës.

Image

Aktorja italiane, Eva Grimaldi është shembulli tjetër i një gruaje super të lodhur nga burrat që gjeti paqe në krahët e një gruaje tjetër. Po, edhe nëse i dashuri i jot i mëparshëm ka qenë Gabriel Garko.

Image

Ndonëse ajo vetë është shprehur se kurrë s’e kishte menduar të ndientë për një grua, Grimaldi ka folur gjithnjë hapur për ndjenjat e saj. Seks simboli italian, disa muaj më parë dukej kaq e dashuruar me partneren e saj teksa publikisht  tregonte dashurinë që kishte për të.

Ajo dhe Imma, veprimtarja e njohur e LGBT-së ës janë të dashuruara kokë e këmbë me njëra-tjetrën pavarësisht  vështirësive që kanë kaluar./anabel/

SHKARKO APP