FOTO/ Çfarë ka ndodhur pas ndarjes nga Dona? Musa rrëfen jetën e re pas Big Brother

Musa, një prej djemve që ra në sy të Big Brother 9 për humorin e hollë, edhe pse me një shqipe pak të çalë (Musa prej vitesh jeton në Itali me familjen), u përshtat mjaft mirë me pothuaj të gjithë banorët e shtëpisë. Lidhja e dashurisë me Donën e bëri edhe më simpatik në sytë e publikut, megjithëse pak kohë pas Big Brother ata i dhanë fund lidhjes. Edhe pse jashtë shtëpisë Dona tha se Musa ishte krejt tjetër nga natyra brenda shtëpisë, Musa, në fakt, vazhdoi të këmbëngulë se është po i njëjti edhe tani që fama pas reality show-t pothuaj ka mbaruar.

Image

I ftuar pasditen e sotme në Pop Culture, Musa rrëfeu për jetën e re jashtë Big Brother, për vëmendjen që ka marrë jashtë këtij kompeticioni, si dhe për raportin me Donën pas ndarjes.

Si një djalë që e pëlqen vëmendjen e publikut, Musa ka dashur që këtë të fundit ta mbajë gjallë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother. Meqenëse bota e televizionit i pëlqen, ka dëshirë që në një të ardhme të afërt ta shohë veten në ndonjë projekt televiziv, pse jo edhe në ndonjë film – aktrimi ka qenë gjithmonë një prej ëndrrave të tij: “Kam punuar shumë kohë si animator, kam punuar gjithmonë. Këtë pasion ma vunë re edhe në Big Brother. Më pëlqen qendra e vëmendjes, por besoj se kjo gjë i shkon shumë kujtdo që ka karizmë. Besoj dhe shpresoj shumë që ndonjë ditë, ose këtu, ose në ndonjë vend tjetër, të realizoj diçka në televizion”, – tha Musa.

Image

I pyetur për raportin me Donën, Musa tha se gjërat mbarojnë, pa specifikuar arsyet: “Unë besoj se një lidhje kur mbaron, mbaron. Nuk i jap shpjegime askujt…”

Po nga kush erdhi fundi i lidhjes? Edhe për këtë Musa nuk ka dëshirë të vendosë peshore. Fundi erdhi nga të dy, tha ai, nuk kishte diçka nga unë apo nga Dona. Kur mbaron, mbaron.”

Më tej, Musa foli edhe për raportet me ish-banorët e tjerë të Big Brother, me disa prej të cilëve ai mban akoma marrëdhënie shumë të mira.

ImageImage

SHKARKO APP