FOTO/ Çfarë po i vret pornostaret? E zbulon Valentina Nappi
Olivia Nova, e njohur në industrinë e filmave me pullë të kuqe si Alexis Rose Forte u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Los Anxheles më 7 janar.
Por, Olivia nuk ishte e para. Në vetëm 3 muaj tre aktore të tjera të filmave pornografikë kanë vdekur dhe në të gjitha rastet autoritetet dyshojnë vetëvrasjen.
E me të drejtë, pyetja që kanë ngritur në Shtetet e Bashkuara është se çfarë po i vret pornostaret? Të shumtë janë ata që “fajësojnë” rrjetet sociale dhe bullizimin e pësuar nga këto vajza në këto platforma për shkak të profesionit të tyre. E mes tyre është edhe aktorja italiane e filmave për të rritur, Valentina Nappi.
“Njerëzimi ka evoluuar në grupe të vogla e të mbyllura deri më tani. Sot është ndryshe dhe falë rrjeteve sociale informacionet shoqërohen me komente, që shpesh janë të pakendshme për aktoret. Ky është një realitet dhe shpesh liria e një njeriu që të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet seksuale mbetet thjesht formale”, thotë ajo për Huffington Post.