FOTO/ Çfarë po kurdisin ish të dashuruarit…? Vajzat iu ‘qepen’ këmba këmbës…!
Dy çiftet tipike, që dashuria u zgjati vetëm pak javë pas daljes nga Big Brother. Bëhet fjalë për Olsin dhe Fjorentinën si edhe Musain dhe Donën.
Pas zhurmës së ndarjes duket se vëmendja ndaj tyre u zbeh, kur vetëm sot ata kanë publikuar në rrjetet sociale disa foto që tregojnë se janë në komunikim me njëri-tjetrin. Të paktën mes tyre ka mbetur miqësia.
Ishte Musai i pari ai që publikoi një foto, ku tregonte se po fliste në kamera me Olsin me mbishkrimin ‘Tu qa hallet’.
Nuk vonnoi shumë dhe dy vajzat pasuan me një foto identike dhe mbishkrimi ishte:
‘U pa puna duke qarë hallet të gjithë vetëm me një ndryshim un duke puc Donën ndërsa jam duke qesh me lot’
Ky veprim na lë të kuptojmë se vajzat vazhdojnë të jenë të fiksuara, pasi duket sikur gjurmojnë djemtë në çdo postim të tyre.