FOTO/ Dashuri në art, si kjo mes këngëtares dhe këngëtarit shqiptar
Nuk ka vetëm konkurrencë në art. Ka dhe dashuri. Nga ajo e sinqerta, që artistët nuk ngurrojnë ta shprehin, moskokëçarës madje për ndonjë keqkuptim të mundshëm.
Dhurata Ahmetaj, këngëtarja simpatike, edhe pse shumë hermetike për historitë e saj të dashurisë, nuk ka ngurruar që një lloj dashurie ta shpreh hapur, atë artistiken dhe miqësoren për kolegun e saj, Yll Limani.
Këngëtari që të bën për vete me zërin dhe ndjeshmërinë artistike ka postuar një cover, ku Dhurata ka komentuar. “Të dua”, shkruan ajo, duke i shoqëruar fjalët me një zemër blu.
Ata janë miq, por dhe bashkëpunëtorë në muzikë dhe siç e lexojmë vetë, edhe duhen shumë.