FOTO/ Djali shqiptar që u bë i njohur për ngjashmërinë me Justin Bieber

Para pak kohësh, një lexuese na shkroi për të na prezantuar djalin shqiptar që i ngjan shumë këngëtarit të njohur kanadez, Justin Bieber.

Duke shfletuar për të, mësuam që nuk është i panjohur. Edhe media të tjera e kishin pikasur dhe kishin shkruar për sozinë e këngëtarit kanadez, gjatë këtyre dy viteve.

Eri, i lindur në Gjakovë, nuk i ngjan vetëm në portret Justin-it, ai është një fans i tij që ndjek karrierën dhe jetën e këngëtarit duke realizuar vazhdimisht foto të ngjashme me të.

Me sa duket hashtagët i kanë rënë në sy edhe kanadezit. Sipas një postimi të Erit, këngëtari e ndjek tashmë në Tëitter fansin e tij nga Kosova.

Erit i pëlqen edhe të këndojë dhe kërcejë dhe realizon vazhdimisht video të shkurtra dhe cover-a me këngët e Justin. E gjeni në Instagram, por mos kërkoni me emrin e tij, mban emërtimin Erizlle. E ka vendosur sepse Justin Bieber, në fëmijëri, ka pasur pseudonimin Bizzle. Justin është absolutisht personaliteti i tij i dytë…edhe pse duket se në fotot e fundit djaloshi, ka krijuar fizionominë e tij.

Nuk e dimë nëse do të vazhdojë gjatë ky admirim për këngëtarin apo do e vendosë në kujtimet e adoleshencës.

class

SHKARKO APP